Obi Mikel tregon pse Chelsea dështoi ta transferojë Osimhenin - NACIONALE

Obi Mikel tregon pse Chelsea dështoi ta transferojë Osimhenin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi John Obi Mikel thotë se Chelsea kishte arritur marrëveshje personale me Victor Osimhenin, por marrëveshja dështoi shkaku i disa detajeve të vogla.

Chelsea bëri një lëvizje të vonshme për të nënshkruar me nigerianin, por që skuadra e Premierligës nuk ishte në gjendje ta kompletonte marrëveshjen.

Obi Mikel ka zbuluar se luajti rol në negociatat mes dy palëve, por që marrëveshja ishte vetëm disa orë larg finalizimit.

“E di çfarë Victor dëshironte, çfarë i ofroi klubi. Në fund morëm pak kompromis nga dy palët, ishin thjesht disa gjëra të vogla, dokumente, testet mjekësore dhe disa probleme që nuk i mbyllëm shkaku që nuk kishim kohë”.

“Të dy palët vërtetë luajtën rol për ta mbyllur marrëveshjen dhe e propozova te Chelsea sepse i shoh ambiciet se ku duan ta dërgojnë klubin dhe nga ana e Victorit, se sa dëshironte të vinte”.

“Ishte i zhgënjyer që nuk ndodhi. Fola kur u mbyll afati, biseduam për 20 minuta, i thashë: “Jam këtu për ty, mbaje kokën poshtë, duhet të punosh shumë, vazhdo stërvitu. Nuk është situata më e mirë, por je i fortë”.

Ndërkohë, Osimhen kaloi te Galatasaray në formë huazimi pa opsion blerje, por ka raportime se mund të largohet qysh në janar.

Lajme të ngjashme