“O zot” – Jurgen Klopp zemërohet me gazetarin pas disfatës turpëruese kundër Real Madridit - NACIONALE

“O zot” – Jurgen Klopp zemërohet me gazetarin pas disfatës turpëruese kundër Real Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp i është përgjigjur me zemërim një gazetarit kur u pyet për Luka Modricin, pas disfatës turpëruese të Liverpoolit 5:2 kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të martën.

Vinicius Junior dhe Karim Benzema me nga dy gola dhe Eder Militao me një sosh i ndihmuan Madridit ta mposhtë Liverpoolin me rikthim të jashtëzakonshëm, pasi Darwin Nunez dhe Mohamed Salah e kishte kaluar në epërsi të dyfishtë skuadrën vendase.

Disfata ndaj Madridit, pavarësisht se po fitonte 2:0 pas 14 minutave të parë, është më e thella e Liverpoolit në historinë e garës evropiane pas asaj 5:1 kundër Ajaxit në Amsterdam shumë vite më parë.

Trajneri Klopp u përgjigj me një “po” të shpejtë, kur u pyet së pari nëse Vinicius është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Ai u zemëruar kur u pyet nëse Luka Modric e meriton një kontratë të re tani në Madrid, pas paraqitjes madhështore që bëri në Anfield.

“O zot”, tha Klopp kur e dëgjoi këtë pyetje, për të vazhduar: “Ju nuk qenkeni aspak të interesuar në telashet e mia, pra kjo nuk është njëra prej telasheve të mia. Po, ai është lojtar fantastik dhe jam shumë i sigurt se Carlo Ancelotti dhe Real Madridi do ta bëjnë gjënë e duhur me lojtarin e duhur”.

Përkundër disfatës së thellë, Klopp gjeti shumë gjëra pozitive nga kjo natë, posaçërisht mënyrën se si skuadra e tij e nisi ndeshjen dhe paraqitja e saj në përgjithësi në pjesën e parë.

“Në i falëm të gjitha pesë gola. Të pestat. Kjo nënkupton se kemi mundur të luanim më mirë në ato raste. Fillimi i ndeshjes, në gjendjen tonë, është shumë i rëndësishëm që ne t’i shohim këta hapa pozitivë dhe mendoj se pjesa e parë – duke lënë anash dy golat që i pranuam – ishte më e mira që e kemi luajtur mbase tërë sezonin. Pra, më pëlqeu shumë”.

Ndeshja e kthimit në Madrid do të zhvillohet në fillim të muajit mars.

Lajme të ngjashme