“Nuk mund të gënjej”, “Non-grata” e “Dardanëve” thotë se pret ftesë nga Zvicra për Kupën e Botës - NACIONALE

“Nuk mund të gënjej”, “Non-grata” e “Dardanëve” thotë se pret ftesë nga Zvicra për Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Non-grata” e “Dardanvëve”, Andi Zeqiri është duke pritur ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për Kupën e Botës.

Në një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Brightonit, futbollisti me prejardhje nga Ferizaj ka komunikuar formën që po kalon te skuadra zvicerane.

"Jam duke u ndjerë mirë. Jam duke shijuar futbollin, sidomos duke qenë në shtetin tim. Dua të vazhdoj kështu".

"Kur luan për një klub të madh si Basel, të cilët nuk janë të famshëm vetëm në Zvicër, por në Evropë, dëshiron të kesh më shumë pikë dhe dëshiron të jesh më lartë në tabelë. Por, ne jemi duke dhënë më të mirën që të kemi një sezon të mirë. Jemi duke luftuar dhe besojmë sepse kemi një skuadër të mirë".

"Me rikthimin në Zvicër veçse e dija nivelin dhe çfarë të prisja. Jam duke e shijuar. Është klub i mirë me trajner të mirë".

Zeqiri e pranoi se është duke pritur një ftesë nga Murat Yakin për Kupën e Botës, pasi ëndërron të luajë atje.

"Në çdo Kupë të Botës ka befasi. Kemi një grup të fortë. Duhet të fokusohemi vetëm tek vetja, por ne besojmë tek vetja jonë dhe do të japim më të mirën dhe ta shijojmë momentin".

"Të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës dhe nuk mund të gënjej është tërë kohën në mendjen time. Por gjëja më e rëndësishme është të fokusohem dhe të vendosi paraqitje të mira".

"Shpresoj të kem një karrierë të gjatë me synimet që dua t'i arrij, jo vetëm Kupën e Botës, prandaj më ndihmon të fokusohem jo vetëm tek një gjë", deklaroi ai.

Ndërkohë, këtë edicion, futbollisti që tradhtoi Kosovën ka zhvilluar 19 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola.

Lajme të ngjashme