Nuk mjaftojnë vetëm yjet e futbollit, Federata Arabe nis kontaktet me gjyqtarët e Premierligës
Federata Arabe ka nisur kontaktet me shumë gjyqtarë nga Premierliga për t’i bindur të ndajnë drejtësinë në Superligën Arabe.
Arabia tani po synon të bëhet ndër top pesë ligat më të mëdha evropiane, pasi nënshkroi me shumë yje të futbollit.
Pas prurjeve si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Edouard Mendy e shumë të tjerë, arabët po tentojnë ta bëjnë ligën më interesante edhe në aspektin e gjykimit.
“The Telegraph” raporton se shumë gjyqtarë janë kontaktuar nga Arabia Saudite për të ndarë drejtësinë, ku një prej tyre është edhe i njohur Michael Oliver.
Sidoqoftë, në raport nuk ka detaje nëse gjyqtarët e Premierligës janë të interesuar për të bërë një lëvizje të tillë.
Arabët duket se nuk kanë të ndalur as në aspektin sportiv, pasi tashmë janë duke krijuar një tjetër listë me emra të mëdhenj për t’i transferuar në afatin kalimtar veror, ku ndodhen yje si Mo Salah, Kevin de Bruyne e Robert Lewandowski.
Përndryshe, Arabia Saudite është opsion për ta zhvilluar Kampionatin Botëror të ardhshëm.