“Nuk kanë pi alkool, kanë qenë me familjarë”: Personi që i pa Zhegrovën me shokë në lokal jep detaje
Vazhdojnë të dalin detaje të reja për rastin ku tre lojtarë të Kosovës u përjashtuan nga kombëtarja e Kosovës.
Arben Zhjeqi, ish-futbollist, i kishte parë Zhegrovën, Muslijën dhe Aro Muricin në lokal të shtunën.
Zhjeqi ka thënë se sulmi ndaj tyre është bërë i organizuar. Ai ka bërë të ditur se nuk kanë pirë as alkool, dhe as nuk kanë qenë me femra.
“S’kanë pi alkool, kanë hongër bukë. As s’kanë qenë të shoqëruar me femra, por me familjarë. Kam fol me ta, janë kanë të thym prej humbjes. Kanë qëndruar deri në orën 23:30/40”
“Pranë tyre kanë qenë edhe Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli”, tha Zhjeqi në T7.
Ramiz Shala ka dhënë disa informata tjera për suspendimin e Edon Zhegrovës, Aro Muric e Florent Muslija, ku pretendon se kryetari Agim Ademi i ka kërcënuar rëndë lojtarët.
Në emisionin “Dueli Sportiv”, Shala thotë se Agim Ademi i ka thirr të tre lojtarët në mënyrë private, duke i kërcënuar se “iu shkatërron karrierën, ja u prish fytyrën e këmbët ja u then”.
“Para vendimit, Agimi i ka thirr të tre djemtë dhe po citoj me fjalë “Kam me iu shkatërru karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ja u thej”.
“Nuk ka marrë vendim Foda, përveç Agim Ademit. Nuk duhet ta mashtrojmë opinionin, sepse ata djem janë lojtarë të Kosovës. Na i njohim, edhe nëse kanë gabuar që nuk e besoj, edhe nëse dalin prej Agim Ademit e teposhtë edhe në kanagjegje janë shku”.
“Unë i kam faktet e mia, nuk flas qysh ka qejf dikush. A i ke dëgjuar tu thanë për rregullore, cilën rregullore? Kush e ka hartuar? Cili nën thotë se duhet të përjashtohet kur të del dikush?”.
“Kemi të bëjmë me një njeri që ka probleme psikike. Nëse ti pa kane i çmendur, nuk i thu lojtarit kryesor, largohu se ta prishi fytyrën, karrierën dhe t’i thej këmbët”.
“Nuk kam dëgju që një kryetar federate me e përjashtu një sportist, përpos në Serbi, nuk kam dëgjuar asnjë tjetër. Federata ka Komision Disiplinor, i cili është përgjegjës për secilin anëtar të Federatës”, thotë ai ndër të tjera.