“Nuk kam asgjë kundër tij”, Leao i lodhur nga spekulimet me Fonsecan
Sulmuesi Rafael Leao thotë se nuk ka asnjë problem me trajnerin Paulo Fonseca, pavarësisht që s’ishte titullar në disa ndeshje javët e fundit.
Në tre ndeshje radhazi, portugezi u la në stol para pushimit ndërkombëtar, ndërsa vetëm te dy prej tyre hyri si zëvendësues.
Raportohej se situata mes trajnerit dhe lojtarit nuk ishte e mirë, mirëpo ky i fundit e ka mohuar këtë së fundmi.
“Këso gjëra ndodhin gjatë sezonit, nuk kam asgjë kundër tij dhe ai s’ka asgjë ndaj meje”.
“Është gjithçka në rregull. Nuk më pëlqen kuptohet të jem në stol, por ai i merr vendimet dhe unë si lojtar më duhet ta respektoj trajnerin”.
“Kur hyjë në fushë, do të bëj më të mirën për ta ndihmuar skuadrën”.
Leao shkëlqeu ndaj Real Madridit, mirëpo po kritikohet vazhdimisht në Itali shkaku që po e dëshmon vetën vetëm në deshjet e mëdha.
“Sigurisht, nuk pajtohem me këtë. Kam pasur një sezon të mirë, por njësoi si të gjithë ka ngritje dhe zbritje. Kampanja sa ka nisur. E di që nuk jam lojtar perfekt dhe që mund të bëj më mirë”.
“Nuk dridhem nga kritikat. Kam njerëz që më ndihmojnë të përmirësohem dhe i dëgjoj ata. Kritikat vetëm më motivojnë në fushë”.