“Nuk ka më shpresë”, Odegaard e pranon se gara për titull ka përfunduar - NACIONALE

“Nuk ka më shpresë”, Odegaard e pranon se gara për titull ka përfunduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard ka pranuar se nuk kanë më gjasa për ta fituar titullin e Premierligës pas humbjes 0:3 nga Brighton.

"Topçinjtë" pësuan humbje në shtëpi ndaj Brightonit, kësisoj Man City me një fitore në xhiron e radhës do të shpallet edhe kampion matematikisht.

Tashmë edhe lojtarët e kanë pranuar se gjasat janë tejet të ulëta, me Odegaard që deklaroi se s'ka më shpresa.

"Po, duket se ka përfunduar. Do të jetë shumë e vështirë, tani duhet të jemi të sinqert. E vështirë ta pranojmë".

"Nuk është ndjenjë e mirë për momentin. Mënyra si luajtëm, sidomos në pjesën e dytë, nuk e di çfarë ndodhi për t'u bërë i sinqertë. Duket se tani më nuk ka as shpresë".

"Në pjesën e parë bëmë shumë gjëra të mira dhe kishim momente për të krijuar shanse të mëdha, por iu dhamë atyre më shumë në pjesën e dytë".

"Donim të vinim këtu dhe të vazhdonim si në ndeshjet e fundit, të marrim rezultat të mirë dhe të vazhdojmë. Është zhgënjim i madh".

"Nuk mendoj se ana psiqike është problem. Ishim mirë duke hyrë në lojë, por pastaj ishte komplet ndryshe duhet duhet ta pranojmë dhe të mësojmë", deklaroi ai pas ndeshjes.

Në ndeshjen e radhës Arsenali do të përballet me Nottingham Forestin, derisa tashmë kanë siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Man City me një fitore në shtëpi ndaj Chelseas do ta festojë edhe titullin e kampionit të Anglisë.

Lajme të ngjashme