“Nuk ka folur me Artetan, është shumë i zënë”, ylli i Arsenalit s’e di ende të ardhmen - NACIONALE

“Nuk ka folur me Artetan, është shumë i zënë”, ylli i Arsenalit s’e di ende të ardhmen

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Kieran Tierney nuk e di nëse do të luajë sërish për Arsenalin shkaku që s’ka folur me trajnerin Mikel Arteta.

Skocezi është huazim te Real Sociedad, ku e ka vlerësuar si eksperiencë të jashtëzakonshme, por në verë i skadon huazimi dhe nuk dihet nëse do të mbetet në Spanjë.

Sinqerisht, është eksperiencë e jashtëzakonshme. Është turp që ka mbetur pak kohë, janë vetëm gjashtë ose shtatë javë të mira të mbetura në sezon”.

I pyetur për një rikthim te Arsenali, Tierney e pranoi se nuk ka diskutuar ende me Artetan.

Në futboll kurrë nuk dihet. Është pak çuditshme që mund të rikthehesh si Saliba. Është çuditshëm të jesh huazim për katër vite dhe pastaj të rikthehesh. Futbolli është i çmendur, prandaj të shohim. Nuk po flas me Artetan, është shumë i zënë”, deklaroi ai për “TalkSport”.

Tierney ishte në formacionin e parë të Arsenalit derisa erdhi Oleksandr Zinchenko, megjithatë lëndimet e shpeshta e penalizuan.

26-vjeçari këtë edicion te Sociedadi ka zhvilluar 15 paraqitje, kësisoj klubi spanjoll pritet të mos tentojë ta blejë përfundimisht gjatë afatit të verës.

Lajme të ngjashme