“Nuk jemi robot”, Son kritikon orarin e shtuar të ndeshjeve
Kapiteni i Tottenhamit Heung-min Son ka rritur zërin për orarin e ndeshjeve të shtuara, duke thënë se profesionistët nuk janë robot.
Son u bë lojtari më i fundit pas Manuel Akanjit, Rodrit dhe Alisson që i ka kërkuar shtëpive të futbollit të bëjnë ndryshime sa më parë që është e mundur.
“Shumë njerëz erdhën dhe thanë gjënë e duhur, mendoj se ishte shumë e rëndësishme që dikush t’i thotë këto gjëra”.
“Si tifoz i futbollit dëshiron të shohësh lojë të mirë, jo sa më shumë ndeshje dhe nuk dëshiron t’i shohësh lojtarët duke vuajtur me lëndime”.
“Ka shumë ndeshje, shumë udhëtime prandaj është shumë vështirë. Fizikisht dhe psiqikisht nuk jemi gati kur hymë në fushë, e pastaj rreziku se mos lëndohemi”.
“Nuk jemi robot, duhet të shikojmë dhe ta zbresim definitivisht numrin e ndeshjeve që të luajmë më mirë. Ky duhet të jetë qëllimi".
Kritika për këtë situatë dha edhe trajneri Andre Postecoglou, që deklaroi se është problem i madh.
“Kam folur për faktin që është rrezik i lartë se cilat janë pritjet tona për lojtarët”.
“Në vend që të fokusohemi në një ndeshje ose turne, shikojmë kalendarin. Ky është problem më i madh. Lojtarët nuk kanë pushim mes sezoneve siç kishin”.
“Është padyshim diçka që duhet adresuar”.