"Nuk funksion për dy javë apo tri", Trajneri i Chelseas i përgjigjet Ancelottit
Trajneri Enzo Maresca e ka falënderuar Carlo Ancelottin për deklaratën, me italianin që paralajmëroi Chelsean se duhet të jenë të duruar nëse duan të shohin mrekulli në “Stamford Bridge”.
Ish trajneri i Leicester Cityt Maresca mori drejtimin e skuadrës londineze, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon që u largua pas një sezoni.
Ancelotti deklaroi se “duhet durim për t’u rritur” para miqësores, ndërsa Maresca falënderoi italianin për deklaratën e tillë.
“Jo, nuk mund të mendoni se pas dy apo tre javëve, gjithçka mund të funksionojë”.
“I vlerësoj fjalët e Carlos, kam punuar nën urdhrat e tij, karriera e tij është diçka e pabesueshme”.
“Nuk është diçka që ndërtohet për dy ditë, nuk është playstation. Ishte moment i mirë që të vijmë në ShBA për arsye të ndryshe. Pesë ndeshje në 17 apo 18 ditë është shumë”.
“Në këto momente, situata ideale do të ishte të përgatitemi për ndeshje, por shumicën i kemi luajtur pa përgatitje. Në disa nuk vepruam siç bëjmë në një sezon normal. Disa nga ndeshjet i përgatitëm me video”.
Chelsea ndërkohë do ta nis sezonin 2024/25 në Premierligë si nikoqir i kampionit City më 18 gusht.