Nuk e do Arteta, klubi arab favorit për Nicolas Pepen
Një klub arab, emri i të cilit s’është bërë i ditur është duke prirë në garën për shërbimet e sulmuesit Nicolas Pepe.
Pepe është një ndër shtatë lojtarët që Arsenal po synon t’i shet para se të mbyllet ky afat kalimtar veror.
Edhe pse kushtoi 72 milionë funte, sulmuesi i Bregut të Fildishtë asnjëherë s’e ka gjetur formën që pritej në Londër.
Arsenal shpresonin ta shitnin verën e kaluar duke e huazuar te klubi francez, Nice por që një marrëveshje nuk u realizua.
Sipas raportimeve të fundit, një klub arab tani ka shprehur interesim të madh për Pepen dhe shihet si favoriti për t’i siguruar shërbimet e tij.
Besiktas gjithashtu e kërkonte me ngulm për disa javë, mirëpo që lojtari refuzoi të shkojë në Turqi.
Raporti shton gjithashtu se Arsenal momentalisht është duke negociuar për çmimin me klubin misterioz me shpresën që ta mbyllë marrëveshjen.
Në rast që dështon, atëherë ekziston mundësia që Pepe t’i bashkohet në stërvitje bashkëlojtarëve me Artetan që mund ta përdorë si alternativë e Bukayo Sakas.
Tashmë një numër i madh i yjeve kanë kaluar në Lindjen e Mesme, me klubet arabe që po paguajnë vlera të larta për t’i tunduar lojtarët të largohen nga Evropa.
Neymar, Karim Benzema dhe N’Golo Kante janë vetëm disa nga emrat e fundit që kanë kaluar në Arabi, duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos.