“Nuk doja ta bëja vendimin e gabuar”, Todibo tregon pse refuzoi Man Unitedin
Mbrojtësi Jean-Clair Todibo ka zbuluar se zgjodhi ta refuzojë Man Unitedin pasi preferonte qëndrimin te Nice.
Francezi dukej se do t’i bashkohej 20 herë kampionit të Anglisë, për ta zëvendësuar Harry Maguire që ishte afër kalimit te West Ham United.
Sidoqoftë, anglezi dështoi të arrinte marrëveshje me West Ham kësisoj edhe marrëveshja tjetër u suspendua.
Mirëpo, tani Todibo thotë se s’ishte i interesuar për t’iu bashkua Man Unitedin shkaku që nuk donte të bënte ndonjë gabim në karrierë.
“Është shumë e qartë se klubi nuk do të më shiste në verë. I kam parë gjithë ato spekulime por qëndrova i qetë. Nuk doja të bëja zgjedhjen e gabuar”.
“Pres të shoh pamjen e plotë. Çfarë prisni nga unë? Pse më transferoni? Nuk duhet t’i bashkohesh klubit duke i bërë pyetje vetes. E di çfarë kam te Nice, prandaj pse të largohem? Çdo gjë duhet të jetë e qartë”.
Todibo që së fundmi edhe bëri debutimin te Franca që shpreson të ftohet për Kampionatin Evropian, e pranoi se mendonte me kalimin te gjiganti anglez mund t’i rriste shanse për një ftesë.
“Nuk dua të gënjej dhe të them se nuk mendova që nëse duhet të luaj në një klub të madh për t’i rritur shanset te Franca, por gjithashtu ka garanci edhe kur luan te Nice”.
“Ishte kënaqësi ta veshja fanellën për herë të parë. Gjithmonë e kam thënë se ta mbaj fanellën e Francës ishte me shumë krenari dhe emocion”.
Nice momentalisht është e pamposhtur në Ligue 1 pas pesë xhirove të para, derisa edhe mposhten PSG-në me rezultat 2:3.