Novak Djokoviqit pritet t’i lejohet hyrja në SHBA, mund të luajë në US Open
Novak Djokoviq do të jetë në gjendje të garojë në US Open këtë vit, pasi qeveria amerikane tha se do ta heqë më 11 maj ligjin iu kërkon të huajve të kenë dëshmi vaksinimi kundër Covid-19 kur të futen në vend.
Djokoviq, njëri nga atletët e profilit më të lartë që nuk është vaksinuar kundër Covid-19, mungoi në US Open 2022 për shkak të qëndrimit ndaj vaksinës.
Tenisti serb, 35 vjeç, nuk ishte në gjendje të futej në Amerikë as këtë vit, pasi kërkesa për leje të veçantë iu hodh poshtë nga qeveri amerikane për të luajtur në dy turne Indian Wells dhe Miami.
Djokoviq mungoi edhe në Australian Open vitin e kaluar dhe u dëbua nga Australia për shkak të qëndrimit rreth vaksinës dhe atë kohë tha se më parë do të mungonte në grand slameve sesa të vaksinohej.
Djokoviqi i ka fituar tre prej 22 titujve grand slam në US Open.
Grand slami në beton do të mbahet nga 28 gushti deri më 10 shtator këtë vit.
