Nottingham Forest thyen rekord për më së shumti lojtar të transferuar brenda një afati kalimtar - NACIONALE

Nottingham Forest thyen rekord për më së shumti lojtar të transferuar brenda një afati kalimtar

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Vetëm përfundimi i afatit kalimtar veror ka mundur ta ndalë Nottingham Forest, skuadrën e promovuar në Premierligë këtë sezon dhe me këtë rast mund ta konfirmojmë se ata kanë thyer rekordin për më së shumti transferime në një afat kalimtar veror nga një skuadër angleze.

Ata sollën 21 nënshkrime këtë verë pas promovimit të tyre në Premierligë.

Kjo e tejkalon rekordin e mëparshëm britanik, të mbajtur së bashku nga dy skuadra, nga Livingston në verën e vitit 2001 dhe Dundee United në vitin 2000 (19 nënshkrime, sipas websajtit të futbollit Transfermarkt).

Nënshkrimi i fundit i Forestit ishte Loic Bade nga Stade Rennais, ndërsa lojtarin e 22-të, Josh Bowler, e dërgoi në huazim menjëherë te Olympiacos, gjë që nuk numërohet te rekordi i transferimeve.

*Kujtojmë se ky rekord është thyer vetëm për numrin e lojtarëve të transferuar dhe jo për shpenzimet, pasi këtë e ka bërë skuadra tjetër nga Anglia, Chelsea.

Lajme të ngjashme