Notarja e njohur rrëfen tmerrin: Më droguan në pije gjatë Botërorit të Notit, përfundova në spital e mavijosur
Notarja kanadeze Mary-Sophie Harvey thotë se u drogua në natën e fundit të Kampionatit Botëror të Notit në Budapest muajin e kaluar.
Herbey, 22-vjeçare, thotë se për gjashtë orë të tëra nuk dinte ku ishte e as s’i kujtohej asgjë dhe se kur u zgjua e kuptoi se kishte pësuar ndrydhje brinjësh dhe tronditje në kokë.
Garuesja olimpike më vonë e zbuloi se kishte disa mavijosje në trup.
Harvey nënvizoi se kurrë në jetë nuk ishte ndier më e turpëruar se për këtë incident por këmbënguli se nuk do ta lejojë këtë ndodhi ta karakterizojë atë.
“Në natën e fundit të Kampionatit Botëror të Notit, më droguan. Në atë kohë nuk isha e vetëdijshme se çfarë futën brenda meje, e mbaj në mend vetëm kur u zgjova të nesërmen e humbur plotësisht; me menaxherin e ekipit dhe doktorin pranë meje”, shkroi Harvey në Instagram.

“Përfundova në spital kur u prita nga mjekët dhe psikologët. Ata më testuan dhe më trajtuan në mënyrën më të mirë që mundën”.
“Doktorët më thanë se kjo ndodh më shpesh seç ne mendojmë dhe se unë isha me fat në mënyrë që dola nga aty vetëm me një bri të ndrydhur dhe me një tronditje të vogël koke”.
Harvey, e cila e fitoi medaljen e bronztë si pjesë e ekipit të Kanadasë në 4x200 metra relli në Budapest, thotë se numri i rasteve të hedhjes së drogave në pije është duke u rritur në mënyrë të rrezikshme.

Notarja beson se kjo çështje nuk po diskutohet sa duhet ende dhe iu bëri thirrje njerëzve të kenë shumë kujdes kur të dalin natën për t’u argëtuar.
“Kushdo që po e lexon këtë, ju lutem bëni shumë kujdes”, shkroi ajo.
“Mendoja se isha e sigurt, se kjo nuk do të më ndodhte kurrë mua, veçanërisht pasi isha e rrethuar me shoqëri. Por më ndodhi”.
Fina, Federata Ndërkombëtare e Notit, nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështjeje.
