Nora Gjakova eliminohet në raundin e parë, Akili kualifikohet
Xhudistja kosovare Nora Gjakova është eliminuar qysh në raundin e parë, ndërsa vëllai i saj Akili e kanë nisur me fitore në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kosovarja që fitoi medalje në Lojërat e fundit, pësoi humbje nga xhudistja e Mongolisë Lkhagvatogoo Enkhriilen.
Nora ishte në presion që nga fillimi pasi mori dy vërejtje, e pastaj u ndëshkua në "Golden Score".
Ndërsa, sa i përket Akilit – xhudisti mposhti brazilianin Daniel Cargnin. Akili fillimisht bëri një "Wazzari" për ta marrë epërsinë, e vetëm disa sekonda më vonë goditi me një IPPON për të avancuar tutje.
Kësisoj, Akil Gjakova vazhdon në 1/16 e finales në Lojërat Olimpike.