“Njerëzit mendojnë se je Messi”, Havertz flet për presionin e madh kur ndodhë një transferim i shtrenjtë - NACIONALE

“Njerëzit mendojnë se je Messi”, Havertz flet për presionin e madh kur ndodhë një transferim i shtrenjtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas, Kai Havertz thotë se është vështirë të mos ndjesh presion kur ndodhë një transferim në vlerë të lartë.

23-vjeçari iu bashkua "Bluve" nga Bayer Leverkusen në një marrëveshje 72 milionë funtesh në vitin 2020, duke qenë atë kohë transferim rekord në Premierligë.

Havertz ka menaxhuar të shënojë 32 gola në 128 ndeshje, duke përfshirë edhe golin në finalen e Ligës së Kampionëve, por së fundmi ka treguar se çfarë nënkupton për një lojtar çmimi i lartë.

"Isha lojtari më i shtrenjtë i Chelseas. Nuk e di si paraja paguhet, por është normale në futboll: Shikoni transferimet tona të fundit".

"Kjo të sjellë presion sepse njerëzit mendojnë se je Messi. Isha 20, 21. Njerëzit nuk e shohin atë, ata e shohin çmimin dhe presin të jesh i mirë nga dita e parë. Mund ta ndjesh tensionin, ta lexosh dhe ta dëgjosh".

Rekordi i Havertz pastaj u thye nga Enzo Fernandez, i cili kushtoi rreth 106 milionë funte gjatë janarit.

Gjermani ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë edicion, derisa synon të arrijë numrin dyshifror këtë vikend.

Ai pritet të jetë titullar te skuadra e Graham Potter ndaj Aston Villas në vikend, derisa të martën i pret sfida e vështirë ndaj Liverpoolit.

Lajme të ngjashme