Njerëzit e FFK-së asesi të “rehatohen” me ligjin: Hodaj pi cigare në kafenenë brenda stadiumit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, i ka shpallur “luftë” duhanit. Më saktësisht, Peci është shprehur i vendosur në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës para 10 vjetëve.
Ky ligj gjeti zbatim në shumicën e kafeneve në kryeqytet e qytete të tjera të Kosovës. Por, një gjë e tillë duket se nuk po ndodh edhe brenda kafenesë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj, në fotografinë të siguruar nga Nacionale, shihet teksa e shkel ligjin, duke pirë duhan brenda lokalit.
Ironikisht brenda lokalit që gjendet bash në stadium, aty ku edhe specifikisht në ligj thuhet se nuk lejohet pirja e cigares. Pra, sipas ligjit as në shkallët e stadiumit, e lëre më në lokale.

Në fotografi shihen edhe legjendat si Ajet Shoholli e Edmond Rugova.