Një tjetër yll drejt Arabisë, Sadio Mane në negociata me Al Nassr
Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane është në bisedime për t’iu bashkuar klubit nga Arabia Saudite Al Nassr.
Përfaqësuesi i senegalezit tashmë është takuar me drejtorin sportiv të Al Nassr Goran Vucevic në Portugali për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, raporton “The Athletic”.
Mane kaloi te Bayern Munich vitin e kaluar nga Liverpool në një marrëveshje për 35 milionë euro duke nënshkruar kontratë deri më 2025.
Sidoqoftë, lojtari nuk është që ka kaluar kohën më të mirë duke pasur probleme të njëpasnjëshme, ku mbërriti në pikën që grushtoi bashkëlojtarin Leroy Sane pas humbjes nga Man City, ku u gjobit dhe u suspendua nga klubi.
🚩
— Guillermo Rai (@GuillerRai) July 20, 2023
Excl: Sadio Mane in talks with Al Nassr
Key meeting yesterday in Algarve between his agent and the Saudi team's sporting director, Goran Vucevic.
All the info at @TheAthleticFC https://t.co/FurmVkBVs9
Mane është njoftuar që nuk është pjesë e projektit të klubit bavarez, andaj Al Nassr po tenton ta kompletojë një marrëveshje sa më parë.
Al Nassr është duke ndërtuar një skuadër mjaftë të fortë, pasi pas Cristiano Ronaldos i janë bashkuar edhe Marcelo Brozovic nga Inter si dhe Seko Fofana nga Lens, derisa kanë kompletuar edhe marrëveshjen për Alex Telles nga Man Unitedi.
Trajneri Thomas Tuchel veçse e ka konfirmuar se ka njoftuar Manen që nuk do ta ketë të lehtë ta fitojë vendin e titullarit.
“Mane ka rënë nga pritshmeritë. Situata garuese është tejet e lartë, pozita e titullarit s’është e lehtë për të. Lojtari e di gjithashtu, e di mendimin tim dhe të klubit”.