“Një thesar i vërtetë” – Ylli i Manchester Cityt bën diçka për të cilën e duan të tifozët
Ylli i Manchester City, Jack Grealish, bëri diçka që shumë nga tifozët e futbollit e duan atë, pasi ai tentoi të fliste gjuhën kineze i veshur me fanellën e skuadrës së tij, në atë që siç dukej të ishte një reklamë.
Mesfushori anglez ka qenë një lojtarët kyç për skuadrën e Pep Guardiolës këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe 11 asistime në 48 paraqitje.
Përveç përshtatjes me lojën e qytetarëve, ai po e merr jetën shumë seriozisht si dhe përdor platformën e tij për të ndihmuar klubin komercialisht.
Kjo do të thoshte, që ai të dilte nga zona e tij e rehatisë, ndërsa 27-vjeçari u shfaq në një reklamë në gjuhën kineze, ku ai kishte për detyrë të thoshte frazën: "Shiko shfaqjen e madhe në pranverë" në kinezisht.

Duke reaguar saktësisht në të njëjtën mënyrë si shumica prej nesh, Grealish dëgjoi me vëmendje udhëzimet e drejtorit të reklamës pas kamerës, ndërsa ai përpiqej të mësonte se si ta shqiptonte frazën.

“Atëherë çfarë të them?”, tha ai, para se të pyeste, “Si ta them rreshtin e parë? Ndihet si një K…”
@jack_grealishs_legs The things they make this poor man do #jackgrealish #grealish #mancity #premierleague #nailedit #chinese #england #China #language ♬ original sound - jack_grealishs_legs
