Guardiola: Grealish është perfekt për Manchester Cityn, do ta sjellim në një dimension të ri
Pep Guardiola thuri elozhe për sulmuesin anglez, Jack Grealish. Trajneri katalonas beson shumë në cilësitë e tij dhe se do të jetë në qendër të projektit për vitet e ardhshme.
Manchester city pagoi hiç më pak se 117 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e ish-sulmuesit anësor të Aston Villas, Jack Grealish. Një afrim i tillë ndodhi para një viti e gjysmë.
Përfaqësuesi anglez nuk është ambientuar shumë ambient në klubin nga “Etihad”. Megjithatë, gjatë periudhës së fundit ka dhënë shenja pozitive, të cilat i ka përshëndetur edhe trajneri i skuadrës, Pep Guardiola.
Ai nuk i kurseu aspak fjalët e mira për të: "Besojmë që Jack është perfekt për Manchester Cityn. Për shkak të moshës së tij dhe cilësisë që ka, mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për 5-6 vitet e ardhshme. Do të krijojmë ambientin e duhur për të në mënyrë që ta aplikojë talentin e tij. Mezi presim ta sjellim në një dimension të ri.”
Guardiola tregoi edhe për përshtypjet e para që ka pasur për 27-vjeçarin kur e kishte ndjekur përmes ekraneve televizive.
"Kur e kam parë në televizion po thoja 'më pëlqen kur ka topin në pronësi. Kontrollon kohën dhe ritmin e lojës. I jep shpejtësi aksionit dhe e ngadalëson atë'", shtoi Pep.
Trajneri katalonas gjithnjë e ka mbrojtur përfaqësuesin anglez. Dikur thoshte: "Në Aston Villa i kanë thënë '"bëj atë çfarë të duash'. Këtu është ndryshe. Duhet të jesh në pozitën e duhur në mënyrë që të vijë topi aty ku ti dëshiron."
Ashtu siç dihet, Guardiola bën shumë shpesh rotacion në formacionin startues të tij. Përfaqësuesi anglez në ndeshjet e fundit ka luajtur në përbërjen e parë. Në katërmbëdhjetë (14) paraqitje tërësisht në kampionat ka regjistruar dy (2) gola dhe tri (3) asiste.
