“Një elefant i ri në majën e pemës”, Tottenham ikën +5 në kreun e Premierligës
Tottenham është duke vazhduar me rezultatet pozitive në Premierligë, ku ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Crystal Palace.
Spurs fituan me rezultat të ngushtë 1:2, në kuadër të xhiros së 10-të në kampionatin anglez.
Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar deri vonë, me Tottenham që u tregua më konkretizuese për t’i fituar në fund pikët e plota.
Crystal Palace ishte më e rrezikshme gjatë pjesës së parë, me Jordan Ayew dhe Odsonne Edouard që kishin raste të mira shënimi por s’i finalizuan.
Por ishte Tottenham që kaloi në epërsi pas një autogoli të Joel Ward i cili realizoi autogol në përpjekje për ta larguar goditjen e James Maddisonit (53’).
Forma e Spurs vazhdoi ku pas një aksioni të mrekullueshëm, kapiteni Heung-min Son vulosi fitoren ku u asistua nga Brennan Johnson (66’).
E tëra që arriti të bënte Crystal Palace, ishte goli i nderit i realizuar nga Ayew i cili realizoi pas një asistimi fantastik të Andersonit (90+5').
Tottenham tani është lider i vetëm në Premierligë me 26 pikë të mbledhura, pesë më shumë se Man City dhe Arsenal që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra londineze në xhiron e radhës do ta zhvillojë derbin ndaj Chelseas derisa Crystal Palace do t’i shkojë Burnleyt.