Nipi i Muhammad Ali fiton meçin e gjashtë profesional me një nokaut impresiv
Nipi i Muhammad Al, Nico Ali ëalsh dhuroi paraqitjen e tij më të mirë në karrierë deri sot, duke nokautuar Reyes Sanchez
Walsh ndali Sanchezin me një të majtë në rundin e dytë, dreisa çoi në gjashtë meçe bilancin pa humbje si boksier profesionist, 6-0, prej kur debutoi në gusht të vitit të kaluar.
Kjo ishte hera e dytë që janë ndeshur pasi më herët ndan ringun në dhjetor.
Atëherë, ëalsh u shpall fitues me vendim të shumicës, por ai nuk ishte shumë i lumtur me paraqitjen e tij në përgjithësi.
Rimeçi i dyshes zuri vend si event 'nxemje' para meçit kryesor mes Emanuel Navarettes dhe Eduardo Beez.
Koicidentalisht ishte zhvilluar në të njëjtin vend ku gjyshit të tij i ishte thyer nofulla nga Ken Norton në klasiken e vitit 1973.
Amerikani e filloi fuqishëm duke kontrolluar përballjen me goditje precize qysh në rundin e parë.
Muhammad Ali’s grandson Nico Ali Walsh (6-0, 5 KO’s) knocked out Reyes Sanchez in the second round Saturday night at Pechanga Arena in San Diego, California.
— Major Sports Alerts (@sports___alerts) August 21, 2022
Nico Ali Walsh delivered the second round knockout to open the #NavarreteBaez ESPN card. pic.twitter.com/1dvKHrTFeW
Në rundin e dytë, Walsh iu sul kundërshtarit dhe e mbështeti për litarë, para se të lansonte një kombinim djathtë-majtë në trup, duke e gjunjëzuar Sanchezin.
E ky i fundit nuk mundi të ngritet më, me ndesjen që u ndal kur kishin mbetur edhe 30 sekonda nga rundi i dytë.
Kjo nënkupton se ai tash ka ndalur çdo kundërshtar me të cilin është ndeshur si boksier profesionist.
Walsh, 22-vjeçar, tha: "“Ishte shumë argëtuese, Timothy Bradley thirri të shtënat në takimet e luftëtarëve.
"Ishte gjithçka rreth të cilës po punoja", shtoi ai tutje. "Puna e madhe është pasqyra në ring".
Së fundmi, Walsh kishte folur rreth hapësirës ku do të boksonte, e që doli të ishte pikërisht ai ku Muhammed Ali kishte boksuar kundër Norton, në përballjen të cilën e humbi me vendim të ndarë.
Ky meç konsiderohet të jetë në mesin e më të famshmëve në karrierën e jashtëzakonshme të Ali, dhe gjithashtu renditet lart në listën e ngjarjeve sportive më historike në histori të San Diegos.
Ishte vetëm humbaj e dytë e Ali si profesionist.
"Ishte një fuqi e pabesueshme", tha Walsh, i cili së fundmi e rishikoi përballjen. "E jashtëzakonshme".
Nico gjithashtu kishte thënë se është "shumë bukur" që disa që kishin qenë prezent në meçin e gjyshit të tij, do të ishin edhe në meçin e tij.
"Është nder i madh", tha Ali Walsh. "Po e bart lavdinë e gjyshit, por gjithashtu po e krijoj timën. E dua, jam i ri. Sapo kam mbushur 22-vjet. Jam i freskët nga kolegji. Njerëzit e moshës time dëshirojnë të më përkrahin, mendoj. Njerëzit që janë më të vjetër se unë, të cilët shikuan gjyshin tim duan të më përkrahin po ashtu".