Nicolas Pepe për dështimin te Arsenali: Paguan shumë, prisnin që të shënoja si Messi e Ronaldo - NACIONALE

Nicolas Pepe për dështimin te Arsenali: Paguan shumë, prisnin që të shënoja si Messi e Ronaldo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Nicolas Pepe thotë se dështoi te Arsenali shkaku i çmimit të lartë që skuadra angleze pagoi për ta transferuar.

Arsenali pagoi plot 75 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin e Bregut të Fildishtë, mirëpo dështoi keq – kësisoj Arsenali e huazoi në verë.

Pepe së fundmi është pyetur për këtë periudhë te “Topçinjtë, ku deklaroi se problemi ka qenë vetëm te çmimi.

“Kur klubi paguan kaq shumë për ty, detajet e vogla nuk kanë rëndësi. Automatikisht lojtari kritikohet sapo të kushtojë shumë para. Duhet të realizosh gola dhe asistime, gola dhe asistime”.

“Njerëzit prisnin që të shënoj nga 30-4- gola për sezon. Por, ishin vetëm Messi dhe Ronaldo që e bënë këtë gjë kur kaluan nga një vend në një vend tjetër”.

“Arsenali shpenzoi shumë para për mua dhe unë kështu e pagova çmimin”, deklaroi Pepe.

Pepe ndër të tjera konfirmoi se arsyeja e prishjes së raporteve me Mikel Arteta ishte që mbeti në stol.

“Me Artetan, fillimi ishte i mirë. Pas kësaj, besimi u zhduk. Fillova të kem më pak e më pak minuta, prandaj kishte zemërim”.

“Nuk jam dikush që më pëlqen të jem në stol çdo javë pa justifikim ose shpjegim. Prandaj, kjo krijoi pak tensione”.

Lajme të ngjashme