Ngecin bisedimet mes Leaos dhe Milanit, pas formës së dobët të kuqezinjve
Bisedimet për kontratë mes Rafael Leaos dhe Milanit kanë ngecur pas ofertës së fundit të klubit dhe formës tejet të dobët nëpër të cilën po kalon skuadra kuqezi.
Trajneri Stefano Pioli habiti kur e la sulmuesin 23-vjeçar në stol për ndeshjen e kuqezinjve kundër Sassuolos.
Portugezi u fut në lojë në pjesën e dytë, por nuk ishte në gjendje të ndikonte aspak në lojë dhe Milani humbi 5:2.
Nuk ka pasur përparime në bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e kontratës qëkur klubi ia bëri atij një ofertë për rrogë prej 7 milionë eurove në vit.
Një telash është borxhi i Leaos ndaj ish-klubit Sporting Lisbon, por po ashtu edhe forma e dobët nëpër të cilën po kalon Milani, pasi rrezikon të mbetet pa Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.