Ngec marrëveshja mes PSG-së e Napolit për Victor Osimhenin - NACIONALE

Ngec marrëveshja mes PSG-së e Napolit për Victor Osimhenin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Negociatat mes Paris Saint-Germainit dhe Napolit për sulmuesin Victor Osimhen kanë ngecur dhe gjasat janë shumë të mëdha që marrëveshja të dështojë.

Nigeriani ishte top prioritet për klubin francez megjithatë dy gjigantët evropianë janë larg për ta gjetur “gjuhën e përbashkët”.

Napoli ka kërkuar sulmuesin Kang-in Lee si pjesë e marrëveshjes, gjë të cilën PSG-ja s’e ka pranuar dhe njëkohësisht ka informuar italianët se nuk do ta paguajnë klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë eurove.

Negociatat mes PSG-së dhe Napolit për Osimhen, nuk po avancojnë pas bisedimeve të fundit”.

PSG refuzoi të përfshinte Kang-in Lee në marrëveshje dhe nuk do ta aktivizojë klauzolën e lirimit siç Napoli do të donte”.

Marrëveshja nuk do të ndodhë në këto kushte, PSG është gjithashtu e lumtur me Ramos dhe Kolo Muani”, thuhet ndër të tjera në raportin e gazetarit italian Fabrizio Romano.

Osimhenit i ka dështuar edhe kalimi në Premierligë, ngase si Chelsea ashtu edhe Arsenal nuk janë të paguajnë mbi 100 milionë euro për kartonin e nigerianit.

Kësisoj, gjasat janë të mëdha që Osimhen të mbetet te Napoli edhe së paku për një tjetër sezon, gjë që do ta bllokonte edhe kalimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Lajme të ngjashme