“Nga tani e tutje do të jem tifozi juaj”, Albion Rrahmani konfirmon largimin nga Rapidi
Sulmuesi Albion Rrahmani ka njoftuar largimin nga Rapid Bukureshti, ndërsa është afër për të kompletuar kalimin te Sparta e Pragës.
Pas një viti të jashtëzakonshëm, ylli kosovar do të bëhet shqiptari i radhës që përfaqëson Sparta Pragën në Çeki.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”, Rrahmani njoftoi largimin nga Rapidi.
“Të dashur Rapid, pas një viti të mrekullueshëm është koha për t’u thënë mirupafshim. Kur arrita në Guilesti e pashë dhe ndjeva se çfarë klubi i mrekullueshëm me tifozë është Rapidi dhe i premtova vetës se do të jepja 100 për qind në secilën ndeshje për t’i bërë tifozët e lumtur”.
“Gjatë vitit me shumë sfida krijuam shumë momente të lumtura së bashku. Gjithmonë do të jem fans që tani e tutje dhe Rapidi do të jetë shtëpia dhe familja ime”.
‘Do të jem gjithmonë falënderues që kam qenë pjesë e skuadrës. Dua t’i falënderoj njerëzit brenda klubit që më kanë mbështetur dhe ishin afër meje në periudhën më të vështirë, kur kishte më së shumti rëndësi”.
“Të dashur rapidë, deri në momentin që shihemi sërish, iu uroj shumë fat. Albioni juaj”, shkroi ai ndër të tjera.
Ndërkohë, Rrahmani pritet të kryejë testet mjekësore te Sparta Praga të hënën. Transferimi do të kushtojë 5 milionë euro, kurse 15 për qind të kësaj vlere do ta përfitojë Ballkani, pra rreth 900 mijë euro.