Nga një dështak për shtatë vjet, në lojtar që ia pastrojnë këpucët: Qysh po bëhet Xhaka kryesori te Arsenal?
Granit Xhaka ishte instrumental, përfshirë një asistim milimetrik, në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Brentfordit, në kuadër të javës së tetë në Premier Ligë.
"Topçinjtë", me Xhakën në zemër të mesfushës, treguan një tjetër paraqitje brilante, derisa demoluan si mysafir Brentfordin për ta mbajtur veten në pozitën e parë.
Djelmoshat e Mikel Artetas veç një herë kanë lëshuar pikë këtë sezon, humbje 3-1 nga Manchester United, duke fituar gjashtë ndeshjet e tjera dhe atë me paraqitje impresive.
Dhe kjo e sotmja kundër Brentfordit nuk dalloi, me Arsenalin që kaloi në epërsi në minutën e 17 përmes Salibas.
Për 2-0 realizoi Gabriel Jesus në minutën e 28, pas një asistimi absolutisht drithërues nga Granit Xhaka me të majtën.
GOAL JESUS 🇧🇷 #BREARS #jesus pic.twitter.com/0Ygutuc69y
— NLGoal ⚽ (@NLGoal) September 18, 2022
Mesfushori kosovar nga distanca, me një harkim gati nonshalant me të majtën, ia servoi për mrekulli topin në kokë brazilianit, i cili e kreu detyrën e tij duke e devijuar në rrjetë.
Jesus ishte po aq i impresionuar me asistimin e Xhakës sa gjithë ne të tjerët, saqë e pa të nevojshme me përulësi t'ia pastronte këpucët.

Xhaka i pakapshëm këtë sezon
Në një skuadër të Arsenalit ku pothuajse të gjithë po impresionojnë këtë fushatë, Xhaka nuk po mbetet shumë prapa nga top performuesit.
Me tre asistime në shtatë ndeshje këtë sezon, ai po tregon shenja se ky mund të jetë më i miri i tij në karrierë tek Arsenali.
Veç në 45 minutat e parë të ndeshjes kundër Brentfordit, ish-lojtari i Baselit pati 38 prekje të topit, 14 pasime në treshen e fundit, tre topa të fituar, dy pasime të gjata të sakta, dy duele të fituara, dy shanse të krijuara dhe një asistim.
Granit Xhaka in the first half vs. Brentford:
— Squawka (@Squawka) September 18, 2022
38 touches
14 passes in final third
3x possession won
2 accurate long balls
2 duels won
2 chances created
1 assist
What a ball for Gabriel Jesus. 😍 pic.twitter.com/RCxLHJY9pe
Aspak keq, apo jo?
Sa për ta nënvizuar formën gati unike për të tek Arsenali këtë sezon, më poshtë të paraqitura gjeni numrin e asistimeve në Premier Ligë të kosovarit nga sezoni 2016/17.
Granit Xhaka's Premier League assists by season:
— William Hill (@WilliamHill) September 18, 2022
▪️ 16/17: 2 in 32 games
▪️ 17/18: 7 in 38 games
▪️ 18/19: 2 in 29 games
▪️ 19/20: 2 in 31 games
▪️ 20/21: 2 in 31 games
▪️ 21/22 2 in 27 games
▪️ 22/23: 3 in 7 games
He's loving this new role. 🔓 pic.twitter.com/uMEnVSAgrJ
Fushata e tij më e mirë, të paktën në bazë të numrit të asistimeve, po del të jetë ajo 2017/18 kur realizoi shtatë asistime në 38 ndeshje.
Në anën tjetër, këtë fushatë, ka arritur tre në shtatë ndeshjet e para dhe është në rrugë të mirë ta arrijë një numër dyfish apo trefish më të madh nëse vazhdon me këtë formë.
Vetëm një shkrim Xhaka në mekanizmin kërkues të Twitterit, mjafton për të hasur në shkrime si "po tregohet boss në ndeshje "krosim i paarritshëm nga Xhaka".
Ai ka kaluar një rrugë të gjatë deri këtu derisa për shumë vite ka qenë jashtëzakonisht i kritikuar te klubi nga veriu i Londrës, nganjëherë me të drejtë, nganjëherë edhe jo.
Sa i përket ndeshjes kundër Brentfordit, megjithatë, ai ishte nivel tjetër.
Regjistroi në total 68 prekje, 50 pasime të sakta, pati saktësi prej 90% të pasimeve, krijoi tre shanse, krijoi dy shanse të mëdha, një asistim, dy pasime të gjata të sakta, tre nga katër duele të fituara, një ndërhyrje, një spastrim, nuk u driblua asnjëherë dhe nuk pranoi gol.
Granit Xhaka vs Brentford (A):
— Xhaka Xtra (@XhakaXtra) September 18, 2022
•68 Touches
•50 Accurate Passes
•90% Pass Accuracy
•3 Chances Created
•2 Big Chances Created
•1 Assist
•2 Accurate Long Balls
•3/4 Duels Won
•2 Fouls Drawn
•1 Interception
•1 Clearance
•0 Times Dribbled Past
•Clean Sheet
Wow. MOTM. 🔥 pic.twitter.com/cSL20hnPca
Nga një i urryer në një që i pastrojnë këpucët... Granit Xhaka po e shijon jetën përsëri në Londër.
Pas ndeshjes, madje ai mori edhe ovacione e këngë në nder të tij nga fansat udhëtues të Arsenalit siç shihet e dëgjohet në videon e mëposhtme.
Arsenal fans chanting about Granit Xhaka after the 3-0 win away at Brentford. 😍 [@Sivertpus10] #afc pic.twitter.com/i9y4NNFksF
— afcstuff (@afcstuff) September 18, 2022