Kurti: Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetarë - NACIONALE

Kurti: Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetarë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një video-adresimi, ai ka bërë me dije se rezultati ka treguar se zgjedhjet ishin të panevojshme.

Ai ka bërë me dije se tash është koha që partitë të sillen në përputhje me vullnetin qytetarë.

I uroj të gjithë kandidatë që morën besimin qytetar për të qenë përfaqësues politik si deputetë të Kuvendit, sikurse uroj edhe subjektet opozitare për rezultatet e korrura. Ky rezultat zgjedhor, dëshmon atë që e thamë para se të hynim në këtë proces, se zgjedhjet ishin të panevojshme dhe prej tyre nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe nga zgjedhjet paraprake. Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhje dhe rezultatin që ky proces ka prodhuar”, ka thënë ai, duke shtuar se janë në pritje te certifikimit të rezultateve për të filluar themelimin e institucioneve të reja.

Është jetike që sa më parë të kemi kuvend të konstituar, qeveri të re me mandat të plotë, dhe president apo presidente të zgjedhur. Presim certifikimin e zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Kurti ndër të tjera.

Lajme të ngjashme