Nga eurogoli i Knauff te 'tiki-taka' e mrekullueshme e Barcelonës - këta ishin golat më të mirë në Ligën e Evropës - NACIONALE

Nga eurogoli i Knauff te 'tiki-taka' e mrekullueshme e Barcelonës - këta ishin golat më të mirë në Ligën e Evropës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar katër ndeshje shumë interesante sa i përket çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Eintracht Frankfurt arriti ta ndal në barazim Barcelonën (1:1), derisa nuk kishte fitues as në dy super derbit e tjerë, si RB Leipzig - Atalanta (1:1) dhe West Ham - Lyon (1:1). Ishte vetëm Braga që arriti fitore sonte, duke mposhtur Rangers (1:0).

Edhe pse në asnjërën ndeshje nuk kishte 'festival golash', u shënuan disa super gola që ishin mjaftë të bukur për t'u parë më sy.

Mund të nisim me eurogolin e Ansgar Knauff, që shënoi nga distanca pas një topi të kthyer, duke lënë në 'gjumë' portierin Ter Stegen dhe gëzuar gjithë tifozët e klubit gjerman që ishin të pranishëm në stadium.

Mirëpo, edhe Barcelona shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin. Edhe pse nuk ishte gol nga distanca, goli i Ferran Torres u vlerësua lartë falë super aksionit të krijuar nga lojtarët katalunas në stilin 'tika-taka', ashtu siç ka dëshirë edhe trajneri i tyre, Xavi Hernandez.

Ousmane Dembele pasoi për mrekulli te Frenkie de Jong, i cili ktheu topin menjëherë të Torres dhe ky i fundit lehtësisht e dërgoi në portën e Frankfurtit (66').

Gol tjetër që ja vlen të përmendet dhe shikohet, ishte i mesfushorit Abel Ruiz që shënoi nga një pozitë jo e favorshme pas një aksioni të shpejtë të Bragas ndaj Rangers.

Përpos këtyre dy sfidave, Luis Muriel i Atalantas gjithashtu mahniti të gjithë me një eurogol ndaj RB Leipzigut.

Pasi pranoi një top të bukur, Muriel arriti të dribloi mes dy futbollistëve dhe pastaj me një goditje të fuqishme edhe mposhti portierin kundërshtar, i cili vetëm e 'shikoi' topin.

Ndërkohë, rezultatet e ndeshjeve ishin këto:

RB Leipzig 1:1 Atalanta

Braga 1:0 Rangers

Eintracht Frankfurt 1:1 Barcelona

West Ham 1:1 Lyon

Ndeshjet kthyese zhvillohen gjatë javës tjetër, ku edhe do mësohen emrat e skuadrave që do avancojnë në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme