Neymar sugjeron ribashkimin me Lionel Messin te Inter Miami - NACIONALE

Neymar sugjeron ribashkimin me Lionel Messin te Inter Miami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Al Hilalit Neymar Junior ka paralajmëruar një tjetër ribashkim me sulmuesin Lionel Messi, veçse këtë herë te skuadra amerikane Inter Miami.

Braziliani ka deklaruar se dëshiron të luajë prapë me argjentinasin, me të cilin ka kaluar gjashtë vite të shkëlqyera (katër te Barcelona dhe dy te PSG-ja).

I pyetur nga “ESPN” nëse mund të shohim një tjetër ribashkim, Neymar deklaroi se do ta donte një situatë të tillë.

Shpresoj që të luajmë sërish së bashku. Leo është person i shkëlqyer. Të gjithë në futboll e njohin”.

Mendoj se është shumë i lumtur. Nëse ai është i lumtur, atëherë edhe unë jam gjithashtu”, deklaroi ai në Bahrain Grand Prix.

Neymar momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi afatgjatë që mori derisa përfaqësonte Al Hilalin, pasi këputi ligamentin e gjurit që do ta mbajë jashtë fushës deri në fundin e sezonit.

Neymar ka edhe një vit tjetër në kontratë, duke qenë ndër futbollistët më të paguar në botë.

Tani, mbetet për t’u parë nëse ai do të ndjek hapat e Luis Suarez dhe të ndërpres kontratën me gjigantin arab vetëm që t’i bashkohet Miamit si agjent i lirë.

Lajme të ngjashme