Neymar qesh me renditjen e Vinicius Jr për Topin e Artë: Së paku të ishte i treti
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka qeshur me renditjen e Vinicius Jr për Topin e Artë ku u rendit si i teti, duke thënë se të paktën do duhej të ishte i treti.
Neymar dhe Vinicius po afrohen çdo ditë e më shumë. Ata do të jenë dy yjet e mëdhenj të Brazilit në Botërorin e Katarit dhe marrëdhënia mes të dyve është më se e përzemërt, pasi lojtari i PSG-së mori përsipër të kujtojë me një postim në Twitter për klasifikimin e bashkatdhetarit të tij në Topin e Artë.

“Benzema e meritoi, plas!!! ! Tani që Vini të jetë i teti nuk është e mundur... Të paktën në treshen e parë”, ka shkruar sulmuesi brazilian i PSG-së, i cili nuk hyri as në listën e 30 të nominuarve të France Football.
Benzema merecido 👏🏽👏🏽 craque!!
— Neymar Jr (@neymarjr) October 18, 2022
Agora o Vini jr estar em 8 não dá
😂😂😂😂
Mínimo entre os 3
Benzema përfundoi në krye të listës pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku shënoi 44 herë në 46 ndeshje. Sadio Mane doli në vendin e dytë pas një tjetër sezoni mbresëlënës me Liverpoolin, përpara kalimit të tij te Bayern Munich, ndërsa mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ishte i treti.
Që nga fillimi i sezonit 2021-22, vetëm Vinicius Junior (pesë) ka fituar më shumë penallti në mesin e lojtarëve të La Ligës sesa bashkëlojtari i Madridit Rodrygo (katër) në të gjitha garat.

Reprezentuesi brazilian do të shpresojë të shtojë numrat e tij për sezonin herën tjetër, kur Madridi do të përballet me skuadrën e fundit të La Ligës, Elche, të mërkurën në mbrëmje.
Ancelotti e pa si vendim të drejtë

I pyetur në një konferencë për shtyp në lidhje me pozicionin e Vinicius në renditjen përfundimtare të Topit të Artë, Carlo Ancelotti kishte fjalë motivuese për lojtarin e tij, të cilin e inkurajoi ta përmirësonte atë pozicion vitin e ardhshëm: "Unë mendoj se është e drejtë, sepse kjo i lejon atij të provojë për të përmirësuar atë që bëri vitin e kaluar, në të cilin ishte pothuajse krejt e re për të gjithë ta shihnin atë me atë vazhdimësi dhe cilësi dhe do ta motivonte atë të bëjë më mirë.”
