Neymar: Pele është i përjetshëm, transformoi futbollin në argëtim e art duke qenë zëri i njerëzve të varfër - NACIONALE

Neymar: Pele është i përjetshëm, transformoi futbollin në argëtim e art duke qenë zëri i njerëzve të varfër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kombëtares së Brazilit, Neymar, ka reaguar pas vdekjes së Peles. Sulmuesi 31-vjeç bashkëkombësin e tij tashmë të ndjerë e cilësoi si transformues të futbollit.

Sulmuesi brazilian, Neymar, reagoi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” duke thurur disa fjalë për vdekjen e legjendës Pele.

“Para Peles numri 10 ishte veç një numër i zakonshëm. E kam lexuar dikund këtë fjali në një moment të jetës sime. Mirëpo kjo fjali sado që është tejet e bukur, është e paplotësuar. Do thoja që para Peles futbolli ishte vetëm një sport. Pele ka ndryshuar gjithçka”, tha ai.

Neymar vazhdoi duke kujtuar me fjalë të mëdha Pelen: “Ka transformuar futbollin në art dhe argëtim. U ka dhënë më të varfërve dhe mbi të gjitha personave me ngjyrë. Futbolli dhe Brazili janë lartësuar falë Mbretit. Ai na la, por magjia e tij do të mbetet. Pele është i përjetshëm.”

Lajme të ngjashme