Neymar largohet nga PSG-ja vetëm për Man Unitedin - NACIONALE

Neymar largohet nga PSG-ja vetëm për Man Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Neymar ka dëshirë që t'i bashkohet vetëm Manchester Unitedit këtë verë dhe nuk konsideron ta lërë PSG-në për ndonjë skuadër tjetër.

Koha e 31-vjeçarit në Paris po shkon drejt fundit pas disa viteve dëshpërimi në Ligën e Kampionëve.

Neymar ka pasur probleme të vazhdueshme me tifozët e PSG-së këto vitet e fundit dhe lëndimet e shpeshta kanë ndikuar që gjiganti francez të dëshirojë ta shesë në verë.

Sipas "The Sun", braziliani që ka edhe katër vite kontratë do ta pranonte largimin vetëm nëse transferohet në "Old Trafford".

"Djajtë e Kuq" janë duke kërkuar një sulmues të ri pasi Erik ten Hag e ka thënë hapur se iu nevojitet edhe një golashënues përpos Marcus Rashfordit.

Me 118 gola në 173 ndeshje për PSG-në, Neymar padyshim që mund ta sigurojë atë. Sidoqoftë, lojtari që mbetet më i shtrenjti në historinë e futbollit nuk do të jetë edhe i lirë.

Neymar thuhet se ka pagë javore afro 1 milionë funte dhe në rast që ëndërron të luajë për Unitedin duhet ta pranojë një zbritje të konsiderueshme pagës.

31-vjeçari mbeti jashtë fushës që kur pësoi lëndim në muajin mars, por ishte i pranishëm me skuadrën në barazimin 1:1 ndaj Strasbourg të shtunën ku "Parisienët" mbrojtën titullin e kampionit në Francë.

Braziliani kishte mahnitur të gjithë botën e futbollit kur u largua nga Barcelona duke iu bashkuar PSG-së në një marrëveshje rekord prej 198 milionë funte.

Lajme të ngjashme