Neymar këput ligamentin, rreth nëntë muaj jashtë fushës - NACIONALE

Neymar këput ligamentin, rreth nëntë muaj jashtë fushës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Neymar ka këputur ligamentin dhe do të jetë për nëntë muaj jashtë fushës.

Braziliani pësoi lëndimin e rëndë derisa përfaqësonte Brazilin, kësisoj do të mungojë për një kohë të gjatë.

Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra arabe Al Hilal përmes një komunikate zyrtare, duke njoftuar se do të operohet.

“Neymar iu nënshtrua analizave mjekësore që konfirmoi dëmtimin e ligamentit dhe këputjen e tij në gju. Ai do të kalojë në operacion dhe më pas një program trajtimi që do të përcaktohet më vonë”, shkruhet në komunikatë.

Padyshim kjo do të jetë një mungesë e madhe si për skuadrën arabe, ashtu edhe për Brazilin që po vazhdon të zhvillojë kualifikueset për Kupën e Amerikës.

Braziliani këtë sezon s’është që është përshtatur më mirë te Al Hilal, ku brenda pesë paraqitje në të gjitha garat realizoi vetëm një herë dhe kontribuoi me tre asistime.

Lajme të ngjashme