Neymar e mbështet yllin e Real Madridit për ta fituar Topin e Artë - NACIONALE

Neymar e mbështet yllin e Real Madridit për ta fituar Topin e Artë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Neymar beson se ylli i Real Madridit Vinicius Jr është kandidati më meritues për ta fituar Topin e Artë këtë vit, pas një suksesi fantastik në La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

“Marca” ka raportuar së fundmi se braziliani do ta fitojë Topin e Artë, duke mposhtur në garë Rodrin si dhe bashkëlojtarin Jude Bellingham.

I të njëjtit mendim është edhe Neymar, i cili ka deklaruar se Vinicius është lojtari që e meriton më së shumti trofeun më prestigjiozë në botë.

“Sigurisht do ta mbështes (Vinicius) për ta fituar Topin e Artë. Për mua nuk ka kandidat tjetër për ta fituar. Është personi që e meriton, sepse është luftues”.

Ka vuajtur shumë gjatë tërë jetës, por i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe kritikat. Është bërë idhull për të gjithë ne”, deklaroi ai.

Vinicuis zhvilloi 39 paraqitje për Realin në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke regjistruar 24 gola dhe qenë golashënuesi më i mirë në klub. Sidoqoftë, ai dështoi me Brazilin në Kupën e Amerikës, ku u eliminuan në çerekfinale nga Ukraina.

Përndryshe, ceremonia e Topit të Artë do të jetë më 28 tetor në Paris, aty ku edhe do të mësohet se cili nga lojtarët do ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual.

Lajme të ngjashme