Neymar do të dalë në gjyq me akuza për mashtrim dhe korrupsion
Neymar do të dalë në gjyq për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me kalimin e tij në vitin 2013 nga Santos te Barcelona.
Ankuesit janë grupi brazilian i investimeve DIS, i cili në momentin e transferimit zotëronte një përqindje të të drejtave të transferimit të lojtarit.
DIS pretendon se ata morën më pak para se sa u takonin për shkak të palëve të përfshira në marrëveshje që fshehin vlerën e saj të vërtetë.
Të dy prindërit e Neymar, ish-menaxheri i Santos, Odilio Rodrigues, si dhe Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu - të cilët atëherë ishin president dhe nënkryetar në Barcelonë - janë gjithashtu të pandehur në gjyq.
Më parë, hetimet janë kryer në Brazil dhe Spanjë për të përcaktuar nëse ndonjë pjesë e tarifës së transferimit ishte fshehur.
Neymar mohoi keqbërjen në vitin 2017, por kjo u refuzua nga Gjykata e Lartë spanjolle dhe çështja tani do të shkojë në gjyq. Procedurat do të zhvillohen nga 17 deri më 31 tetor më vonë këtë vit.
Në fushë, Neymar është lidhur me një largim nga Paris Saint-Germain, të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Barça.
Mirëpo, pavarësisht këtyre spekulimeve, për të këtë verë nuk është shfaqur ndonjë interes konkret.
U raportua vazhdimisht për një kalim te gjiganti anglez, Manchester City, ku raportohet se PSG e ka ofruar në marrëveshje shkëmbimi për mesfushorin Bernardo Silva, sidoqoftë trajneri Pep Guardiola hodhi poshtë mundësinë e nënshkrimit me brazilianin.
Ndërkohë, trajneri i ri Christophe Galtier ka bërë të ditur se e sheh Neymarin në planet për të ardhmen, mirëpo vendimin përfundimtar do ta ketë klubi.
Kurse, sa i përket Neymar, ai mohoi largimin nga “Parku i Princave” duke deklaruar se është i lumtur dhe nuk është kontaktuar nga klubi për ndonjë ndryshim.