Newcastle Unitedi triumfon kundër Tottenhamit dhe ngrihet në top katërshe të Premierligës
Newcastle United është duke vazhduar me sezonin e suksesshëm, derisa ka mposhtur në udhëtim Tottenham Hotspur, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.
Mysafirët zhvilluan lojë të bukur ndaj Spurs, që deri vonë ishte e baraspeshuar me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:2.
Tottenham e nisi më mirë duke rrezikuar përmes Heung-min Son, i cili edhe goditi traversën në përpjekje që të gjejë golin.
Mirëpo, kur askush nuk e priste, Hugo Lloris bëri një dalje të panevojshme duke humbur edhe topin, e aty përfitoi Callum Wilson, i cili me një goditje të bukur kaloi Newcastle në epërsi (31').
Newcastle nuk u ndal më kaq duke dyfishuar epërsinë vetëm nëntë minuta më vonë përmes Miguel Almiron, i cili mori një top në mbrojtje dribloi për mrekulli Rodrigo Bentacurin dhe në fund e konkretizoi në gol (40').
Tottenham pastaj u kthye në lojë përmes Harry Kane, që u gjend në vendin e duhur dhe shënuar nga afërsia pas një asistimi të bukur të Clement Lenglet me kokë (54').
Tottenham vazhdoi të kërkonte golin e barazimit deri në fund, por që assesi nuk e arriti.
Vendasit në fakt kërkuan edhe një 11-metërsh, ku një nga lojtarët mysafirë preku topin me dorë nga goditja e Son, por që arbitri vazhdoi lojën.
Kështu, për Tottenhamin tani është humbja e dytë radhazi dhe renditën në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë të mbledhura, derisa Newcastle United ngritët në top katër me 21 sosh.
Në xhiron e radhës, Tottenham do ta zhvillojë një sfidë të lehtë në letër si mysafir i Bournemouth, derisa Newcastle United do ta pres Aston Villan.