Newcastle Unitedi e “shokon” Arsenalin, i kërkon 150 milionë euro për Isak - NACIONALE

Newcastle Unitedi e “shokon” Arsenalin, i kërkon 150 milionë euro për Isak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle Unitedi do të kërkojë plot 150 milionë funte nga Arsenali për ta shitur Alexander Isakun në verë.

Skuadra e Mikel Artetas ka nisur punën që të përforcohet në verë dhe ndër prioritetet është pjesa ofensive.

Një qendërsulmues është kërkesa e madhe e Artetas, ndërsa në listë deri më tani i preferuari ka qenë Isak, pranë emrave si Benjamin Sesko i Leipzigut, Gyokeres i Sportingut si dhe Toney i Brentfordit.

Sidoqoftë, “The Telegraph” raporton se Newcastle Utd nuk dëshiron ta shesë suedezin megjithatë nëse lojtari e kërkon largimin, atëherë do të tentojnë ta fitojnë vlerën më të lartë të mundshme.

Raporti shton se Newcastle Utd ka qeshur me raportimet se një ofertë 90 milionëshe do të jetë e mjaftueshme për Isak. Në fakt, skuadra e Howe s’e lejon qendërsulmuesin të largohet nën 150 milionë euro.

Përndryshe, Newcastle ka nisur punën për ta bindur Isak të qëndrojë edhe për vitet e ardhshme dhe të mos i bëjë presion klubit për ta shitur te Arsenali.

Kur u pyet për të ardhmen, Isak nuk dha asnjë indikacion se do ta shtynte transferimin te Arsenali.

“Po, dua të jem këtu në të ardhmen. Erdha këtu për projektin, më pëlqen të luaj, pra ndihem si në shtëpi. Dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë”.

Lajme të ngjashme