Newcastle United afër transferimit të Sandro Tonalit
Newcastle United është afër të arrijë marrëveshje me AC Milanin për shërbimet e mesfushorit Sandro Tonali, në një transferim prej 70 milionë eurove.
Siç raporton “The Athletic”, negociatat janë afër finalizimit me italianin që do të ‘zbarkojë’ në Premierligë pasi ka qenë prioritet i Eddie Howe.
Newcastle ofroi 50 milionë euro për Tonalin të martën mbrëma, e që atëherë situata ka avancuar dhe ka pasur diskutime gjatë ditës së martë.
Tonali, që pëlqehet edhe nga Chelsea, do të ishte i hapur për një kalim e Newcastle, klub ky që i do edhe dy mesfushorë të tjerë pasi siguroi rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Ky transferim do të ishte rekord për Newcastle United pas Alexander Isak, i cili arriti nga Real Sociedadi verën e kaluar.
🚨 Newcastle close to agreement with AC Milan to sign Italy international Sandro Tonali for fee in region of €70m. Subject to final negotiations for 23yo, #NUFC would be landing Eddie Howe’s top midfield target. W/ @JamesHorncastle @TheAthleticFC #ACMilan https://t.co/Mrk197s7if
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 21, 2023
Sidoqoftë, Tonali nuk do të jetë transferimi i vetëm te skuadra e Howe, pasi janë duke vëzhguar nga afër edhe nënshkrimin me një sulmues të krahut, qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të krahut.
Tonali që ishte kapiten i Italisë U21 këtë muaj e ndihmoi Milanin ta fitojë Scudetton e parë pas 11 viteve në vitin 2022, duke luajtur në disa pozita nën urdhrat e Stefano Piolit.
Ai ka bërë 48 parqitje në të gjitha garat edicionin e kaluar, me “Rossonerët” që u kualifikuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga viti 2007.