Newcastle e thellon në krizë Chelsean, Bayerni e fundos Schalken - NACIONALE

Newcastle e thellon në krizë Chelsean, Bayerni e fundos Schalken

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kriza e Chelseat vetëm sa shkon e thellohet, e tani shkaktar është Newcastle United që e arriti ta mposhtë 1:0 në ndeshjen e fundit në Premierligë para se Kupa e Botës të fillojë në javën tjetër, ndërsa në Bundesligë Bayern Munich vazhdoi me formë të mirë duke e mposhtur në shtëpi Schalken e vendit të fundit me rezultat 2:0.

Newcastle United – Chelsea

Chelsea është thelluar edhe më shumë në kampionatin anglez, duke mos arritur tani fitore në gati një muaj dhe për më tepër kjo humbja sot ndaj Newcastle është e treta radhazi në Premierligë.

Image

Ndeshja e zhvilluar në Saint James Park dhuroi një ndeshje të bukur për sy në mënyrën se si luhej ndeshja, por se pati shumë pak raste të rrezikshme për gol, vetëm një i konkretizuar nga vendasit.

Newcastle në pjesën e parë ishte për një nuancë më mirë, duke mbajtur topin më shumë në posedim dhe krijuar raste të lehta, por që asnjë nuk shkoi në drejtim në portierit Mendy.

Gola në këtë pjesë nuk pati, por ishte vetëm një rast kur vendasit kërkonin penallti pas një prekje me dorë nga Chalobah, por gjyqtari vendosi për të mos akorduar dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0:0.

Image

Pjesën e dytë Chelsea mori posedimin e topit, por vendasit drejtuan më shumë gjuajtje drejt portës, kundrejt vetëm një të londinezëve, që u prit shumë mirë nga Nick Pope pas një goditje shumë të mirë nga Gallagher.VIDEO

Dy minuta pas këtij rasti, në minutën e 67-të erdhi zhbllokimi i rezultatit, ku lojtari më në formë te Newcastle, Almiron mori topin duke udhëhequr drejt zonës, teksa Joe Willock goditi në lëvizje për të shënuar një gol shumë të bukur për rezultatin 1:0.

Në vazhdim gola nuk pati dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Newcastle United.

Në këtë ndeshje startoi Armando Broja, e që ishte hera e dytë gjatë këtij sezoni.

Newcastle tani pozicionohet e treta në tabelë me vetëm dy pikë prapa Manchester Cityt, e cila ka një ndeshje më pak, ndërsa Chelsea mbetët e teta momentalisht.

Schalke 04 – Bayern Munich

Bayern Munich ka arritur fitoren e radhës në Bundesliga, tani ndaj vendit të fundit Schalke me rezultat 2:0, për të shkuar në pushim në si lider i kampionatit.

Image

Dy gola vendosën për tre pikët e plota, nga një për një pjesë, ku sërish spikati Choupo-Moting, me një gol të shënuar.

Epërsinë e parë Bayernit ia dha gjermani, Serge Gnabry në minutën e 38-të pas një asistimit të talentit Jamial Musiala, e që ishte goli i vetëm në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Bayern shënoi edhe një herë, kësaj radhe me sulmuesin në formë Choupo-Moting për 2:0 në minutën e 52-të.

Me rezultatin 2:0 përfundoi takimi dhe Bayerni mbetët në krye të tabelës e vetme me gjashtë pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, ndërsa Schalke gjendet e fundit me vetëm nëntë pikë të grumbulluara në 15 ndeshje.

Lajme të ngjashme