Neville: Unitedi është bërë edhe më i dobët nën Amorim - NACIONALE

Neville: Unitedi është bërë edhe më i dobët nën Amorim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është bërë edhe më i dobët nën urdhrat e Ruben Amorim, kështu së paku ka deklaruar legjenda e klubit Gary Neville.

Ish mbrojtësi i djathtë i “Djajtë të Kuq” është i shokuar në mënyrën si Unitedi ka luajtur që kur drejtimin e ka marrë Amorim.

“Mendoja se do të ishte më mirë kur Amorim erdhi, entuziazmi rreth tij, sistemi i ri, lojtarët që do të transferonim dhe do të riktheheshim”.

“Por, kemi parë absolutisht të kundërtën dhe ka shkuar shumë më keq, kjo është befasuese”.

“Do të ketë shumë dhimbje në fundin e sezonit dhe do të jetë dëmtuese, sepse sigurisht do të qëndrojnë pranë Amorim”.

Edhe pse Neville pret që Jim Ratcliffe do të jetë i duruar me Amorim, ai gjithashtu shtoi se lojtarët mund t’i kthehen kundër teknikut portugez, nëse metodat nuk marrin rezultate.

“Sa më shumë humb, më e vështirë është për lojtarët që t’i bind lojtarët për idetë e tij. Ai thotë “Nuk do t’i ndryshoj idetë e mia”, dhe të duhen lojtarë për t’i blerë ata”.

“Nëse do të vazhdojnë të humbasin dhe kritikohen, atëherë vëmendja është te tifozët që janë të palumtur, krijon një ndjenjë dhe kjo nuk mund të vazhdojë”.

“Ai ka humbur më shumë ndeshje te Manchester Unitedi sepse në 75 ndeshjet e fundit te Sportingu, që është absolutisht alarmuese, prandaj nuk do ta shijoj”.

“Në këtë moment, është situatë shumë e keqe kur shikon Unitedin duke luajtur”.

Lajme të ngjashme