Neville përmend dy lojtarët spanjollë që mund t’i sjellin telashe Anglisë - NACIONALE

Neville përmend dy lojtarët spanjollë që mund t’i sjellin telashe Anglisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti Gary Neville ka këshilluar Anglinë të tregojë kujdes për dyshen Rodri dhe Fabian Ruiz në mesfushë.

Anglia mbërriti në finalen e Evropianit “Euro 2024” pas fitores ndaj Holandës, ku do të takohet me kombëtaren që ka qenë më bindësja deri më tani, Spanjën.

Para ndeshjes, Neville ka këshilluar “Tre Luanët” të kenë kujdes në mesfushë sepse Rodri e Ruiz mund t’iu sjellin telashe.

Më besoni, nëse i lejojmë Rodrin dhe Ruizin të luajnë në mesfushë, puna e tyre (e mbrojtësve të krahut) do të jetë shumë më e vështirë”.

Pra është shumë e rëndësishme, gjëja më e rëndësishme që njerëzit t’i shikojnë këta dy”.

Nëse lëshojnë pasime për dy anësorët e krahut (Yamal dhe Williams), atëherë mbrojtësit e Anglisë të dielën do të jenë në telashe”.

Dilni kundër Rodrit, Ruizit dhe provoni të merreni me ta që sulmuesit të kenë më pak mundësi. Ishin thjesht mahnitës ndaj Francës”, deklaroi Neville.

Përndryshe, edhe përzgjedhësi Luis de la Fuente e pranoi se pret një përballje shumë të vështirë ndaj Anglisë.

Anglia është shumë e fuqishme, me eksperiencë dhe lojtarë fantastik. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe mjaftë kërkuese”.

Kemi luajtur më mirë se ata, por kjo nuk ka kurrfarë ndikimi në fushë. Duhet të gjejmë një version më të mirë të vetës sonë në finale”.

Lajme të ngjashme