Neville: Paraqitja e Saliba ma kujtonte një Rio Ferdinand të ri - NACIONALE

Neville: Paraqitja e Saliba ma kujtonte një Rio Ferdinand të ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gary Neville ka lavduar mjaft shumë paraqitje solide të mbrojtësit francez të Arsenalit, Wiliam Saliba. Ai ishte ndër më meritorët pse skuadra e tij fitoi duke mbajtur portën e paprekur.

Njëri prej repartëve të fushës më të kontestuar të Arsenalit në dy dekadat e fundit ka qenë ai i mbrojtjes. Assesi Arsenali nuk ia ka dalur që ta konsolidojë vijën defanzive, përkundër përpjekjeve maksimale të disa trajnerëve me radhë që e kanë udhëhequr skuadrën.

Në këtë këndvështrim, paraqitja e sontme e William Saliba ndaj Crystal Palace u pa dhe u përshkrua me superlativ, pasi ishte i pakalueshëm dhe ofroi garanci të mëdha për Ramsdale.

Gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar te Nice, ndërkaq me Arsenalin zhvilloi fazën parapërgatitore të sivjeme, ku pati mundësi që të komponohej me bashkëlojtarët tjerë.

Neville e krahason me Rio Ferdinandin kur ishte i ri

Siç ndodh zakonisht, në fund të ndeshjes panelistët e Sky Sports analizuan ndeshjen, ku Arsenal fitoi me rezultat 0:2 në "Selhurst Park".

Gary Neville ishte pjesë e panelit dhe atij nuk mund të mos i shtrohej pyetja për Saliba, meqë dikur edhe ai vetë ka qenë mbrojtës. Thënë kështu, ai i njeh mjaft mirë detyrat e një mbrojtësi.

"Paraqitja e tij e sontme ma kujtoi Rio Ferdinandin e ri. Isha shumë i mahnitur nga ai"
, theksoi ish-mbrojtësi anglez.

Mbulimi që i bëri 21-vjeçari një sulmuesi të papërshtatshëm në driblime siç është Zaha, u vlerësua tej mase nga të gjithë dhe kjo nuk kishte si të mos ndodhte edhe nga vetë opinionistët e Sky Sports.

Saliba fitoi çmimin "lojtari i ndeshjes" nga Sky Sports

Për mikrofonin e Sky Sports, mbrojtësi i Arsenal, William Saliba, u prononcua për ta shprehur mendimin e tij rreth paraqitje së tij dhe të skuadrës.

"Jam shumë i lumtur që isha titullar në ndeshjen time të parë, të mbyllur me një fitore dhe një rezultat me portat e paprekura. Tani jam rikthyer dhe do ta kemi një sezon të mirë. Ishte e vështirë, por jemi të lumtur që ia dolëm të fitonim. E dinim që do të ishte e vështirë të luanim këtu, por qëndruam kompaktë në fushë"
, deklaroi Saliba.

Për krejt atë çfarë demonstroi në fushë, atij iu dedikua epiteti i lojtarit të ndeshjes nga Sky Sports. Në lidhje me këtë çmim dha mendimin e tij edhe Arteta. I intervistuar nga paneli i mediumit gjigant britanik, ai fare shkurtimisht e komentoi këtë gjë, duke thënë: "e të drejtë!"

Lajme të ngjashme