Neville: Arsenali skuadër më e mirë kur Jorginho luan para Partey - NACIONALE

Neville: Arsenali skuadër më e mirë kur Jorginho luan para Partey

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gary Neville ka thënë se mendimi i tij mund të jetë kontroversal, por që sipas tij Arsenali është skuadër më mirë kur Jorginho është në fushë, në vend të Thomas Partey.

Martin Odegaard, Thomas Partey dhe Declan Rice filluan në një mesfushë me tre lojtarë kundër United të Ruben Amorim në Emirates të mërkurën mbrëma.

Arsenali, duke u përpjekur për të fituar trofeun e tyre të parë në Premierligës që nga viti 2004, nuk arriti të thyejë Manchester Unitedin në një pjesë të parë pa gola.

Por mikpritësit shënuan dy herë pas pushimit - të dy golat nga këndorja - për të ulur epërsinë e Liverpoolit në krye të tabelës dhe për t'i dhënë Amorimit humbjen e tij të parë në futbollin anglez.

Neville pa Arsenal-Manchester United dhe zbuloi gjatë lojës 'mendimin e tij të diskutueshëm' për mesfushorin e Topçinjve, Jorginho.

Arsenal FC v Manchester United FC - Premier League

Jorginho ka qenë kryesisht një lojtar me pak minuta për Mikel Artetën që nga transferimi i tij prej 12 milionë funtesh nga Chelsea në verën e vitit 2023, por Neville beson se Arsenali është 'më i mirë' kur ai është në ekip.

"Mendim kontroversal ndoshta, por unë mendoj se Arsenali është më i mirë kur Jorginho luan në mesfushë në vend të Thomas Partey," tha Neville në The Overlap.

“E pamë vitin e kaluar kur ai [Mikel Arteta] e solli atë në atë pozicion. Ai e bën Arsenalin të luajë në atë rol. Më pëlqen në atë pozitë. Mendoj se ata janë një ekip më i mirë, nga pikëpamja e futbollit, kur ai luan. Ai e di se si të luajë në atë pozicion dhe [Declan] Rice ka aftësitë për të mbuluar hapësirat prapa tij".

Lajme të ngjashme