Neuer njofton pensionimin nga Gjermania
Portieri legjendar gjerman, Manuel Neuer, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtarë, duke u bërë lojtari i katërt nga Gjermania që merr një vendim të tillë pas EURO 2024.
Neuer ka konfirmuar se do të varë këpucët e tij ndërkombëtare pasi ka mbaruar misioni i tij në Euro 2024. Portieri po e merr këtë vendim për karrierën e tij me Gjermaninë pasi bëri 124 paraqitje për ekipin kombëtar. Ai ndjek Ilkay Gundogan, Thomas Muller dhe Toni Kroos në pensionimin nga detyra ndërkombëtare pas turneut të kësaj vere. Gjermania arriti në çerekfinalen e Euro 2024 përpara se të eliminohej nga fituesja eventuale Spanja.
Ai në një video në Instagram tha: “Të gjithë ata që më njohin e dinë që ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që Botërori 2026 në ShBA, Kanada dhe Meksikë do të kishte qenë shumë tërheqës për mua. Në të njëjtën kohë, jam i bindur se tani është pikërisht koha e duhur për të marrë këtë hap dhe për t'u përqendruar plotësisht në FC Bayern Munich në të ardhmen. Kupa e vitit 2014 dhe atmosfera e veçantë gjatë Kampionatit Evropian të këtij viti janë pika kryesore për të cilat jam jashtëzakonisht mirënjohës për mua që të isha kapiten i kombëtares sonë deri në vitin 2023. Më pëlqeu të vishja fanellën e kombëtares gjermane. E dashuroja momentin kur e vishja fanellën komëbtare të Gjermanisë."