Nesta: Nuk është i gjithë faji te Allegri në Juventus, De Ligt të fokusohet më shumë në futboll - NACIONALE

Nesta: Nuk është i gjithë faji te Allegri në Juventus, De Ligt të fokusohet më shumë në futboll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Italisë, Alessandro Nesta, ka folur për vështirësitë e Interit dhe Juventusit, teksa ka thënë se trajneri Massimiliano Allegri nuk bart të gjithë fajin për formën e dobët te zonja e vjetër. Në anën tjetër legjenda e Milanit i ka dhënë këshillë Matthijs de Ligt që të fokusohet më shumë në futboll dhe t’i lërë deklaratat.

Të dy skuadrat si zikaltrit ashtu edhe bardhezinjtë kanë pasur fillime zhgënjyese të sezonit, duke u gjendur në vendin e shtatë dhe të tetë në tabelën e Serie A-së pas shtatë ndeshjeve respektivisht. Të dyja palët nuk kanë arritur lartësitë e tyre të zakonshme dhe tifozët e të dy skuadrave kanë filluar të bëhen të paduruar, duke bërë gjashtë javët e ardhshme për Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri.

Duke folur për Corriere della Sera, Nesta fillimisht shikoi nga jashtë për të kuptuar pse Interi e ka nisur sezonin në një mënyrë kaq të dobët.

Sandro Tonali al Milan: da Nesta a Ibrahimovic, da Bonaventura a Kondgobia, quante beffe (reciproche) nel derby di mercato con l'Inter - Corriere.it

“Nga jashtë, Interi më duket se është në vështirësi edhe fizikisht. A preken ata nga vështirësitë e klubit? Nëse po, ata nuk do duhej të prekeshin nga to.

“I takon lojtarëve, trajnerit dhe drejtuesve që të krijojnë një ekip dhe të kapërcejnë krizat. Por duhet bërë shpejt.”

Ish-kapiteni i Lazios më pas dha mendimet e tij për situatën e vështirë të Juventusit. Zonja e Vjetër ka siguruar vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e para.

Alessandro Nesta, Massimiliano Allegri - Alessandro Nesta and Massimiliano Allegri Photos - Zimbio

“Nuk është i gjithë faji i Allegrit. Ka një konfuzion më të përgjithshëm, prej vitesh ata kanë bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa, nuk ka asnjë linjë të saktë, as në treg. Nuk ka qartësi.”

Së fundi, Nesta sugjeroi që De Ligt duhet të fokusohet në futbollin në Gjermani tani në vend që të hapet me deklarata për kohën e tij në Torino.

Juve, il messaggio di Nesta a De Ligt: che bordata! | ilbianconero.com

“Nuk do të kisha bërë deklarata të caktuara. Kanë paguar 70 milionë euro për ty, të kanë kërkuar me çdo kusht, ke qenë i lënduar për kaq shumë kohë. Do të shkosh në Bayern? Thjesht shko atje dhe luaj futboll.”

Lajme të ngjashme