Çfarë ndodhi në takimin emergjent të Interit pas tri humbjeve në katër ndeshje
Drejtuesit dhe futbollistët e Interit e mbajtën një takim emergjent të enjten në Qendrën Suning, pasi skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi i humbi tri prej katër ndeshjeve të fundit.
Lojtarët, anëtarët e stafit dhe drejtorët u mblodhën në zhveshtore një ditë pasi Interi humbi 2:0 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, e cila ishte disfata e tretë në katër takimet e fundit.
Vetëm sulmuesi Romelu Lukaku nuk mori pjesë në takim, sepse ndodhet në Belgjikë për t’u shëruar nga lëndimi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit folën për një kohë të gjatë, por edhe liderët e ekipit, veçanërisht Samir Handanovic dhe Nicolo Barella, të cilët kërkuan nga bashkëlojtarët e vet të ndryshojnë qëndrim duke nisur nga stërvitjet.

Besohet se disa lojtarë të Interit u ankuan se nuk janë ende në formë të mirë fizike, por të dhënat nga stafi i Inzaghit dëshmuan se Interi vrapoi më shumë se Milani dhe se Bayerni në dy ndeshjet e fundit, gjë që nënkupton se ata duhet të dinë të vrapojnë më mirë dhe t’i mbulojnë hapësirat nëpër fushë më mençur.
Takimi u cilësua si konstruktiv nga burime të pranishme brenda tij.
Ndërkohë, drejtori sportiv Beppe Marotta foli për Sky Sport Italia dje, duke thënë se Interi ka nevojë ta pranojë realitetin dhe të përmirësohet.
Ai po ashtu hodhi poshtë thashethemet për shkarkimin e mundshëm të Inzaghit, duke thënë se klubi i beson plotësisht trajnerit italian.
"As që bëhet fjalë që Inzaghi ka besimin e klubit. Ai është duke bërë një punë të mirë. Di ta bëj zellin e trajnerit dhe e menaxhon shumë mirë skuadrën. Ne jemi Interi dhe duhet ta themi një gjë të rëndësishme: kur vishet kjo fanellë duhet të nderohet. Më vjen keq për 60 mijë të pranishmit dje dhe për 70 mijë tjerë në ndeshja tjera. Ne kemi një detyrim: duhet t'i shpaguajmë në formën më të mirë të mundshme dhe për ta bërë këtë duhet të besojmë", tha ai fillimisht”.
Interi do të përballet me Torinon të shtunën në ndeshjen e radhës në Serie A, para se të udhëtojë për t’u takuar me Viktoria Plzen të martën në ndeshjen e dytë grupore në Ligën e Kampionëve.

