Nesër vendoset për fatin e FC Prishtinës - NACIONALE

Nesër vendoset për fatin e FC Prishtinës

4 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Më në fund pas një pritje të madhe, FC Prishtina nesër (12 korrik) do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, kjo u konfirmua për gazetën Nacionale nga drejtori i klubit, Artan Osmani.

“Bardhëkaltërit” kanë nisur përmirësimin nga ana sportive duke bërë disa transferime, e larguar shumë lojtarë nën urdhrat e trajnerit të ri, Ismet Munishi.

Sidoqoftë, në aspektin gjeneral, “fati” i klubit ishte në dyshime pasi kishte probleme mes aksionarëve, ku si pasojë edhe futbollistët ishin pa paga për disa muaj.

Por, kjo gjë ka ardhur drejt fund. Drejtori i klubit, Osmani për Nacionalen konfirmoi se ftesat për Kuvendin Zgjedhor janë dorëzuar e nesër do të mbahet.

Po, jemi marrë vesh që nesër të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Prishtinës. Ftesat deri me tani janë dërguar, por nuk mund të flasim për më shumë”.

Ai shtoi se do të nis në ora 13:00, e detajet e tjera do të mësohen pasi të mbarojë Kuvendi, ku do të dalin me “prononcim zyrtar”.

Kuvendi pritet të fillojë në ora 13:00, ndërsa për kandidatët për president mbetet të shihet nesër. Pas Kuvendit Zgjedhor do të ketë edhe prononcim zyrtar”.

Siç dihet aksionari më i madh në klub, është Rrahman Haradini, që më gjasë do të jetë pasuesi i Remzi Ejupit, i cili raportohet se është tërhequr përfundimisht nga gara.

Mirëpo, Haradini nuk e pranoj ose mohoj se do të garojë për këtë pozitë, gjatë bisedës me Nacionalen. Ai theksoi shkurtimisht se gjithçka do të vendoset nesër.

Gjithçka do të vendoset nesër, momentalisht nuk mund të them asgjë. Nesër do të mësohet kush çka do të jetë”, u shpreh shkurtimisht ai.

Kujtojmë, se Kuvendi Zgjedhor i Prishtinës ishte paraparë të zhvillohet muajin e kaluar, më saktësisht më 26 qershor, sidoqoftë në javën e fundit ndodhën disa ndryshime prandaj u shty

Kah ana sportive, lojtarët e Prishtinës janë zhvendosur në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, ku do të qëndrojnë dy javë për parapërgatitje.

Përpos kësaj, Prishtina do të zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore brenda kësaj periudhe kohore, por që ende nuk dihen emrat e kundërshtarëve.

Lajme të ngjashme