Nëse jo Real Madrid, Kylian Mbappe do të ishte i hapur që t’i bashkohet Arsenalit - NACIONALE

Nëse jo Real Madrid, Kylian Mbappe do të ishte i hapur që t’i bashkohet Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe do të ishte i hapur t’i bashkohet Arsenalit nëse do të transferohej në Premierligë.

E ardhmja e francezit mbetet në “ajër” me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm.

Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet sapo kontrata t’i skadon, me klubin francez që nuk e lejon të ikë falas prandaj mund ta vendosin në shitje nëse brenda dy javëve nuk e rinovon kontratën.

Mbappe momentalisht nuk po mendon për Premierligën, por në rast të një lëvizje të tillë thuhet se është admirues i Arsenalit.

Mirëpo, sipas “The Independent”, nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubeve dhe 24-vjeçari shihet si një nënshkrim përtej buxhetit nga “Topçinjtë”.

Mbappe thuhet se është fans se si tekniku spanjoll po e rrit Arsenalin dhe do t’i pëlqente ideja që ta ndihmonte klubin të luftonte për titull.

Real Madrid sidoqoftë shihet si favoriti dhe ka raportime se ka një marrëveshje të fshehët mes klubit madrilen dhe lojtarit, që të arrijë në “Stamford Bridge” si agjent i lirë më 2024.

Mirëpo, PSG e ka treguar haptas se nuk do ta lejojnë Mbappen të qëndrojë nëse s’rinovon kontratën duke i dhënë ultimatum për dy javë.

Lajme të ngjashme